
Tensionohet situata para Parlamentit, ku protestuesit janë përplasur me policinë. Disa prej protestuesve kanë tentuar të futen brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga policia, duke u përpjekur të heqin një prej gardheve metalike.
Situata ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ruajtur perimetrin e sigurisë.
Protestuesit kanë qëlluar me domate dhe vezë në drejtim të policisë. Ndërkohë dyshohet për dy efektivë të lënduar, të cilët janë shoqëruar me ambulancë për në spital.
Nuk është e qartë se me çfarë janë goditur policët. Protestuesit deri më tani kanë përdorur vezë, bidonë e domate.
Pas kësaj situate është afruar edhe autoboti i ujit në rast se do të jetë nevoja për të ndërhyrë.






