Përplasjet në aeroportin e Vlorës, Ministri Karakaçi: Do të përdorim klauzolat e kontratës që të hapet në kohë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të dekadës në Shqipëri dhe se çdo vonesë apo bllokim i tij, sjell pasoja të drejtpërdrejta ekonomike dhe dëmtojnë imazhin e vendit tonë.

Ai shtoi se ministria do të ndërhyjë përmes klauzolave të kontratës për të gjetur një zgjidhje dhe për të bërë të mundur hapjen në kohë të aeroportit.

“Ministria verën me shqetësim të thellë se sjellja deri tani e palë zhvilluese, konfliktet mes palëve, shkeljet kontraktuake kanë shkaktuar vonesë. Kjo nuk do tolerohet dhe do të ketë edhe penalitete. Ministria nuk është palë në konflikt dhe nuk ka interes të favorizojë asnjë palë, por do të marrim masa dhe do të ndërhyhet përmes klauzolave të kontratës që të hapet sa më shpejt”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa i përket klauzolave, siç e theksova, aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Nuk ndërtohen aeroporte çdo vit, as në botë. Aeroporti nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare”, tha më tej Karakaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?