Përplasjet në KZAZ-të, ndalohen dy persona të shpallur në kërkim në Tropojë e Kukës
Uniformat blu kanë ndaluar dy persona të shpallur në kërkim lidhur me tensionet dhe përplasjet në KZAZ nr 9, në Tropojë dhe KZAZ nr 11, në Kukës, në datat 19 dhe 20 qershor.
Në pranga ranë:
-G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, raporton polica.
-L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”, raporton policia.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.