FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasjet në KZAZ-të, ndalohen dy persona të shpallur në kërkim në Tropojë e Kukës

Uniformat blu kanë ndaluar dy persona të shpallur në kërkim lidhur me tensionet dhe përplasjet në KZAZ nr 9, në Tropojë dhe  KZAZ nr 11, në Kukës, në datat 19 dhe 20 qershor.

Në pranga ranë:

-G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, raporton polica.

Swiss Digital Desktop Reklama

-L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”, raporton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?