Përplasjet te Kryeministria, protestuesi: Do të bllokojmë të gjitha arteriet e shtetit
Në ditën e 95-të të protestës, një prej aktivistëve ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e një nate më parë, kur hyrjet e godinës së Kryeministrisë u bllokuan ndërsa Rama ndodhej brenda. Sipas tij, protestuesit i kanë përcjellë kryeministrit mesazhin se nuk mund të lëvizë më lirshëm në rrugët që përdor zakonisht, duke e akuzuar se “bën pazar me tokat tona”.
Në fjalën e tij, aktivisti kritikoi edhe ata që kanë kundërshtuar aksionin opozitar, duke i cilësuar si “delirantë dhe lëpirës të pushtetit”. Sipas tij, këto reagime synojnë të dëmtojnë lëvizjen qytetare, të cilën ai e përshkroi si një përpjekje për “çlirimin e atdheut nga kthetrat e mafias”.
Ai vlerësoi qëndrimin e protestuesve në shesh, duke deklaruar se qytetarët kanë treguar dinjitet dhe se ata që vijojnë të qëndrojnë në protestë janë “heronj”. Aktivisti bëri thirrje për përshkallëzimin e protestës përmes mosbindjes civile, duke kërkuar mobilizim më të madh dhe bllokimin e rrugëve kryesore në vend. “Prandaj të mblidhemi në mosbindjen qytetare, do të jemi edhe më shumë dhe do të bllokojmë të gjitha arteriet e shtetit sepse ata kanë bllokuar jetët tona!”, deklaroi ai.
Në përfundim të fjalës, aktivisti iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke paralajmëruar për një përballje të mëtejshme. “Rama le të përgatitet sepse e kemi thënë paqësisht, por talljet që kanë bërë do t’u kthehen bumerang. Ata do të ballafaqohen me poshtërsitë e tyre!”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 3634

