Përse ra protesta e opozitës

 

Nga Mero Baze/

Pas protestës së 8 Dhjetorit, Partia Demokratike vendosi të mbaj protesta të pandërprera, deri në rrëzimin e qeverisë. Ajo lajmëroi protestën e rradhës më 17 dhjetor dhe 21 Dhjetor para Kuvendit dhe ishte euforike për suksesin e tyre.

Por protesta e së enjtes ishte një dhjetra-nënfish i protestës të së 8 Dhjetorit. Rreth dy mijë vet, që kishin bllokuar hyrjen e parlamentit dhe qëllonin me vezë policët, ishte i vetmi lajm që prodhonte opozita gjithë ditën.

Pas kësaj ajo u tërhoq dhe nga protesta e së së hënës, duke njoftuar se aty do të jetë vetëm Forumi Rinor i PD.

Por çfarë ndodhi me euforinë për përmbysje me protesta?

Gjithë sekreti qëndron tek llogjika e dhunës që ka Partia Demokratike kur nënkupton protestat dhe tek varfëria e ideve që motivojnë nejreëzit të dalin në rrugë.

E gjithë reotrika e para 8 Dhjetorit, lidhur me protestën ishte e dhunëshme. Flitej për arratisje të kryeministrit, për kërcënim që “të mos ikte nga zyra se do ta vrisnin të gjallë aty”, pastaj për urgaan që kishte mbritur në Tiranë, për revolucion demokratik dhe në tërësinë e vet, për diçka që do kurorëzohej përmes dhunës më 8 Dhjetor.

Dhe duket se të ardhurit në protestë ishin karikuar me këtë ide. Kur e panë që e gjtiha çfarë mund të bënin, ishte të prishnin një instalacion artistik të Edi Ramës me strehën e kryeministrisë dhe ti hapnin një vrimë bunkierit simbolik, tek Ministria e Brendëshme, ikën duke thirrur “fitore, fitore”.

Në kulmin e problemeve që ka një qeveri si kjo e sotmja me varfërinë dhe financat edhe për shkak të sitautës që ka gjetur, në kulmin e problemeve që njerëzit kanë me papunësinë dhe biznesin në rënie, vetëm një opozitë si Partia Dmeokratike, bën çështje të saj madhore, një bunkier të cilit i hap një vrimë, dhe një dekoratë për një sigurims natyrisht të pashpirt, të dekoruar një vit më parë, dhe që opozita kujtohet ta kontestoj sivjet, kur e mori vesh. Hynë në vallen e tyre dhe Edi Rama që u kërkon ndjesë dhe i gjithë debati nga problemet e qeverisjes, kalon tek historia e komunzimit dhe qëndrimi ndaj saj, a thua se Partia Demokratike ka për mision të shkruaj historinë dhe jo të bëj historinë e saj si parti politike në Shqipëri.

Mentaliteti se pushteti merret me dhunë dhe fokusimi si cështje kryesore opozitare e debatit mbi komunizmin, janë dy arsye të forta përse qytetarët braktisën Partinë Demokratike dhe e katandisën euforinë e thirrjeve për përmbysje, në një grusht njerëzish të cilët të hënën ja kanë besuar ti komandoj Belini, kryetari i ri i Forumit Rinor, që ka shans të bëhet udhëheqës.

Arsyeja e parë ajo e idesë së triumfit përmes dhunës, është aq organike në PD, saqë nënkuptohet pas çdo thirrje për protestë. Dhe është mësuar aq keq elektorati i saj me këtë ide, saqë kur nuk ka dhunë, ata nuk të vijnë më në miting.

Në momentin që presioni ndërkombëtar kundër dhunës u rrit, dhe kur ambasadorët kryesorë të Perëndimit paralajëmruan qytetarët e tyre ti rrijnë larg protestës duke dënuar lidershipin e PD, protesta u shfry dhe përfndoi me ca bigerina vezë kundër policëve të Kuvendit, a thua se po protestonin ndaj Vilës Sandrit, tek “Laguna Blu”.

Arsyeja e dytë është dhe më dëshpëruese. Edi Rama është i qart për problemet që ka me qeverisjen dhe natyrisht nuk është i lumtur që opozita proteston. Por ai arriti ta fus në kurth opozitën në dy pika. E para tek dhuna, duke i hapur dyert e kryemisntrisë dhe ministrive dhe duke i ndjellur njerëzit e dhunshëm . Dhe e dyta, kur pa se ata kishin më qejf të mbureshin me bunkierin dhe të bënin kauzë të tyre Shqyyri Cokun, i futi dhe një ndjesë të thellë dhe të besueshme për dekorimin e tij dhe ata u ndjenë trimfatorë.

Kjo mund ti ndodhi vetëm një opozite që nuk është e qart pse i nxjerr njerëzit në rrugë dhe nuk di me çfarë tërheq më shumë në tregun politik, me hallet e njerëzve, apo me komplekset e drejtuesve të PD ndaj komunzimit, meqë vijnë të gjithë nga familje komunistësh. Kjo i bëri qytetarët të mos ndjeheshin në kazuën e tyre dhe qëndruan në shtëpi. TEMA

SHKARKO APP