Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, protestuesit çajnë gardhin metalik, policia përdor spraj lotsjellës
Situata para ambienteve të Parlamentit është përshkallëzuar, pasi protestuesit janë konfrontuar me forcat e policisë të angazhuara për sigurinë e institucionit.
Gjatë përplasjes, një grup protestuesish arriti të heqë një pjesë të gardhit metalik të vendosur rreth Parlamentit, duke tentuar të afrohej drejt hyrjes së godinës.
Në përgjigje të situatës, efektivët e policisë ndërhynë duke përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë.
Përplasjet krijuan momente tensioni jashtë Kuvendit, ndërsa forcat e rendit vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin e institucionit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo të ndaluar si pasojë e incidentit.
KOHA JONË SONDAZH

