Pesë fakte që çdo grua duhet të dijë për pankreasin dhe si ta mbroni

Kur bëhet fjalë për sistemin tretës, shumë njerëz mendojnë vetëm për stomakun, zorrën e hollë dhe të trashë.

Por, ka edhe disa organe të tjera që janë pjesë shumë e rëndësishme e sistemit tretës dhe kritike për kontrollin e sheqerit në gjak: si pankreasi.

Ja çfarë duhet të dini për këtë organ në formë fluturze, që gjendet në pjesën abdominale, afër stomakut dhe e lakuar përreth zorrëve.

Ndihmon stomakun për tretjen e ushqimeve
Sapo nisni të hani, pankreasi lëshon një sërë enzimash esenciale dhe hormonesh të nevojshme për tretjen, si lipase dhe amylase. Këto lëngje sekretohen në zorrën e hollë, ku ndihmon për të absorbuar proteinat dhe yndyrat pasi kanë lënë stomakun.

Ndihmon për të kontrolluar sheqerin në gjak
Përveç lëngjeve tretëse, qeliza të caktuara të pankreasit, të quajtura qeliza beta, prodhojnë insulinë, një hormon që merr sheqerin nga ushqimet që konsumoni dhe e kalon nëpërmjet qarkullimit të gjakut në qeliza, kur mund të përdoret për energji. Tek diabeti i tipit 1, sistemet imunitare të njerëzve sulmojnë këto qeliza beta, kështu nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm insulinë. Në këto raste njerëzit kanë nevojë për më shumë insulinë për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Gurët në tëmth mund ta dëmtojnë pankreasin
Sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve të Diabetit, Tretjes dhe Veshkave, çdo vit, më shumë se 200 njerëz në SHBA preken nga pankreatiti, një inflamacion i dhimbshëm (disa njerëz e krahasojnë atë me dhimbjet e lindjes së fëmijës) që mund të zgjasë për ditë të tëra.

Në shumë raste, ajo shkaktohet nga gurët në tëmth, që mund të bllokojnë kanalin kur enzimat tretëse kalojnë nga pankreasi në zorrë. Shenjat që paralajmërojnë se po vuani nga një atak akut i inflamacionit të pankreasit janë temperatura e lartë, dhimbja në pjesën e sipërme abdominale që përkeqësohet edhe më shumë pas keni ngrënë, të vjella, dobësi etj. Nëse i keni këto shenja, është mirë të konsultoheni sa më parë me një mjek.

Mbrojeni pankreasin duke frenuar konsumin e alkoolit
Një tjetër shkaktar i inflamacionit të pankreasit: Përdorimi i alkoolit për një kohë të gjatë. Alkooli mund të shkaktojë atak akut, siç është përshkruar më sipër, ose inflamacion që mund të zgjasë për muaj ose vite të tëra.

Doktori mund ta diagnostikojë këtë problem me anë të një ekoje, mund t’ju japë një recetë me ilaçe për t’u ndier më mirë, dhe duhet të agjëroni për pak ditë në mënyrë që pankreasi të marrë pushimin e nevojshëm. Në raste të rralla është e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjikale për të nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta nga infeksioni.

Kanceri i pankreasit nuk është i zakonshëm, megjithatë është vdekjeprurës
Vetëm 25 mijë femra diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit, megjithatë ajo shpesh diagnostikohet në fazat e fundit, ku është shumë e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se në fazat e para nuk shfaq simptoma. Jeni më të rrezikuar të prekeni nga kjo sëmundje nëse pini duhan, jeni mbipeshë ose keni një histori familjare me këtë sëmundje – të gjitha këto arsye për të hequr dorë nga zakonet e këqija, për të ndjekur një dietë të shëndetshme dhe për t’u stërvitur. /Women’s Health-Shendeti.al/

SHKARKO APP