Pesë gabimet, ja çfarë e dëmton më shumë baterinë e iPhone
Telefoni më i njohur botëror iPhone ka një numër të madh të përparësive ndaj konkurrentëve, por ka edhe një të metë të madhe në formën e baterisë, e cila shpenzohet shumë shpejt dhe si e tillë duhet zëvendësuar.
Gabimet më të mëdha ndodhin te mbushja, ku janë pesë arsye kryesore të këtij problemi:
1. Mbushja deri në fund
Ekspertët thonë se më së miri është që karikimi i baterisë të jetë gjithmonë ndërmjet 30 dhe 70 për qind, dhe të mos mbushet deri në 100 për qind.
2. Mos pritni të shpenzohet deri në fund
Gjëja më e mençur është kur telefoni juaj arrin në 20 për qind ta vendosni për t’u mbushur. Një herë në dy muaj sugjerohet që të lejohet zbrazja e plotë e baterisë, në mënyrë që ajo të funksionojë sërish si duhet.
3. Temperatura e baterisë
Temperatura ka ndikim të madh në bateri, ndaj gjithmonë telefonin duhet mbajtur në temperatura të qëndrueshme, pasi në këtë mënyrë bateria dëmtohet më pak.
4. Vendosja në këllëf derisa mbushet
Kjo është edhe një mënyrë që ndikon në ngritjen e temperaturës së baterisë, e cila dëmtohet. Për këtë arsye para mbushjes iPhone më së miri është që të lihet jashtë këllëfit.
5. Zgjedhja e gabuar e karikuesit
Mbushësi jo origjinal mund të shkaktojë probleme me bateri, por edhe në mbushjen e saj, andaj sugjerohet të përdoren karikuesit origjinalë që vijnë në paketim me iPhone.