Pesë gjëra të përditshme që ndoshta po i bëni gabim

Veprimet tona të përditshme janë kthyer në rutinë. Bëjmë çdo ditë të njëjtat veprime të vogla, saqë asnjëherë nuk e pyesim veten nëse jemi duke i bërë në mënyrën e duhur apo jo. Në fakt, është mirë t’u kushtojmë më shumë vëmendje këtyre gjërave, në mënyrë që të bëjmë ndryshime të vogla, por pozitive në jetën tonë.

Përdorni shumë sapun gjatë dushit

Lëkura jonë thahet me kalimin e moshës, dhe sapuni e rëndon më tej këtë situatë. Përpiquni të përdorni një sasi sa më të vogël sapuni dhe vetëm në pjesët e trupit ku është e nevojshme. Uji i sapunisur që rrëshqet në trupin tuaj është mëse i mjaftueshëm për t’ju mbajtur të pastër.

Punoni pa planifikuar momentin tuaj të pushimit

Të gjithë kemi kohën tonë më produktive të punës. Gjatë atyre orëve duket sikur është më e lehtë të përqendrohesh, të frymëzohesh dhe të jesh i vëmendshëm, dhe si rezultat arritjet janë më të mira. Problemi është se ne nuk përpiqemi të gjejmë orët tona më produktive, në mënyrë që ato të përbëjnë një avantazh për pjesën tjetër të kohës së punës. Nëse ndiheni të motivuar dhe fokusuar nga ora 11:00-13:00, mos e merrni pushimin në orën 12:00. Planifikojeni momentin tuaj të pushimit, në mënyrë që ai të mos ‘vrasë’ produktivitetin tuaj.

Shtoni vaj në ujin e makaronave

Duke shtuar vaj në ujin e makaronave që ziejnë do të bëni që ato të mos mpiksen si duhet me salcën me të cilën do t’i gatuani në vijim. Për të parandaluar këtë, mjafton t’i zieni ato me sasinë e duhur të ujit; 1 litër ujë për 100 gramë makarona të thata dhe 1,5 litër ujë për 100 gramë makarona të freskëta.

Thani duart me letrat higjienike

E keni pyetur ndonjëherë veten se sa shumë letër higjienike përdorim për të fshirë duart në tualete publike? Shumë! Është një gjë shumë e thjeshtë që duhet ta bëjmë nëse duam të kujdesemi për planetin tonë; thjesht përplasini duart me njëra-tjetrën përpara se të përdorini një letër për t’i fshirë më tej. Mund të duket një gjë banale por ndihmon për të shpëtuar botën.

Lani dhëmbët vetëm me lëvizje horizontale

Larja e dhëmbëve vetëm me lëvizje horizontale të furçës është një nga gabimet më të zakonshme, por edhe më seriozet. Larja e vërtetë e dhëmbëve duhet të përfshijë lëvizje të shkurta vertikale, duke nisur nga mishrat e dhëmbëve, deri në buzë të tyre. Kjo nuk do të thotë se larja horizontale e dhëmbëve nuk është e nevojshme.

Edhe një gjë; larja e plotë e dhëmbëve duhet të zgjasë të paktën 2-3 minuta, rregull që shumica prej nesh nuk e ndjek.

SHKARKO APP