Petrit Vasili: Zgjedhjet janë më të rrezikuara se kurrë më parë

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili komentoi sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 krizën politike, e cila sipas tij, ka detyruar kryeparlamentarin Ilir Meta të mbajë qëndrimet e shprehura ditët e fundit, që opozita të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Zgjedhjet janë më të rrezikuara se kurrë më parë. Qëndrimi i tij ishte për të thënë se kemi një krye çështje dhe zgjidhja e saj është krye thënia e të gjitha zgjidhjeve. Pa zgjidhjen e saj nuk mund të kemi zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi. Deklarata e Metës u bë pikërisht për të parandaluar këtë fenomen. Ai bëri thirrje për përgjegjshmëri të re politike”,- tha Vasili.

Lidhur me koalicionin ai tha se LSI është për vazhdimin e tij. “Jemi për vazhdimin e koalicionit nëse koalicioni merr kuptim dhe kjo të lindë nga zgjedhjet e rregullta dhe të pranuara nga të gjithë, asnjë mënyrë dhe qasje tjetër nuk është legjitime dhe e besueshme, do ishte një riciklim i një krize politike që do jetë e gjatë dhe që ne e njohim. Ai u shpreh qartë që jemi të majtë por mes demokracisë dhe diktaturës ne zgjedhim demokracinë, nisur edhe nga një klimë e egër konfliktualiteti e mbajtur në mënyrë të veçantë nga mazhoranca. Është e dëmshme edhe retorika e kryeministrit që tregon një protagonizëm konfliktual të panevojshëm”,- vijoi ai.

SHKARKO APP