Pezullimi i Ballukut, flet Bregu: Me logjikën e SPAK mund të ikë gjysma e qeverisë, të shprehet Gjykata Kushtetuese!
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilin e quajti të paprecedent.
Bregu tha se me logjikën që po operon SPAK dhe GJKKO deri tani, mund të ikë gjysma e qeverisë, ndaj për këtë çështje duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.
“Një masë shtrënguese e tillë, ndodh për herë të parë. Nuk ka ndodhur më parë, duhet të presim edhe një vendim, jo vetëm të GJKKO ku do të njihet me vendimin dhe avokati i saj do të ketë pretendimet, por edhe apelin dhe Gjykatën Kushtetuese (GJK). Ajo që u ngrit në fillim por nuk u mbështet, është kjo puna e pashaportës, që Berisha iu drejtua GJK. A është lëvizja liri apo jo? Kur Berisha shkoi në GJK, kjo çështje e pashaportës, nuk u gjykua në thelb, duke qenë se ishte në arrest shtëpie, ishte e pavlefshme si masë shtrënguese duke qenë në arrest shtëpie. Por nuk u shpreh në thelb. Berisha bërtiti që kjo ishte anti kushtetuese.
Te zoti Berisha, ishte në arrest shtëpie dhe i ra pashaporta. Tani, në një logjikë të re duhet të presim GJK. Lëvizja është liria më e madhe e njeriut.
Vijmë te masa, pezullim nga detyra. Masë që do një gjykim të Kushtetueses, sepse me këtë logjikë, mund të kesh në hetim gjysmën e qeverisë dhe i heq. Pastaj gjyqësori del mbi ekzekutivin.
Edhe neni 242, flitet për punonjës publik, kjo është politike. Nuk dua të them, por përderisa nuk ka ndodhur, dua një interpretim Kushtetues, jo nga avokatë që flasin për aryse politike, por duhet një përgjigje Kushtetuese. Pavarësisht me pezullimin, ne duhet të presim të dyja shkallët e gjyqësorit për të pritur një vendim. Duhet të presim për largimin e saj nga detyra ose jo”, deklaroi Bregu.
KOHA JONË SONDAZH

