Pilula kontraceptive si një… çip

Për shumë femra, marrja e pilulës kontraceptive është një nga gjërat që duhen bërë çdo ditë.

Por shpesh ato harrojnë që ta marrin atë.

Tani shkencëtarët kanë shpikur një çip elektronik, që vendoset poshtë lëkurës dhe lëshon doza të përditshme kontraceptivi.

Pasi vendoset nën lëkurë, pajisja funksionon për deri në 16 vite.

Kjo është një kohë e gjatë, por kur doni të ngjizni fëmijë, pajisja mund të fiket.

Ajo mund të implementohet në të pasme, në pjesën e sipërme të krahut ose në stomak.

Vetëm se ka shqetësim se hakerat mund të marrin kontrollin e çipit.

SHKARKO APP