Pippa Middleton, ja të gjitha detajet mbi dasmën ‘jo’ mbretërore

George dhe Charlotte do të jenë shoqërues të nuses, janë porositur 200 shishe shampanjë, dy veshje për të ftuarit, fustan i bardhë dhe muaj mjalti “në shtëpi”
Duhen edhe pak ditë në prag të martesës më të pritshme në Britaninë e Madhe: dasma mes Pippa Middleton dhe James Matthewse.

Motra e dukeshës së Kembrixhit është në pritje, gjithçka është gati, të ftuarit kanë përgatitur veshjet dhe fustani i nuses është varur në dollap gati për t’u veshur. Ju njohim me detajet e ngjarjes më të rëndësishme të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

DASMË PREJ 250 STËRLINA

Aplikacioni “Bridebook”, një lloj projektuesi virtual për dasma, ka përllogaritur që dasma e Pippa-s do të kushtojë 15 herë më shumë se ajo normale në Britani. Sigurisht që nuk do të jetë mbretërore si ajo e motrës së Kate, e cila kushtoi 20 milionë sterlina, por do të shkojë aty rreth 250 mijë, të ndara mes vlerës së ceremonisë, ushqimit për 350 të ftuarit (me më shumë se 200 shishe shampanjë) dhe veshjeve të dasmës (të bëra me dorë dhe sipas kohës) si dhe unazave “Cartier”.

VESHJE E DYFISHTË PËR TË FTUARIT

Sipas gazetës “The Telegraph”, Middleton i ka kërkuar të ftuarve të përgatisin një “look” të dyfishtë, në fillim për ceremoninë martesore në kishë dhe më pas një tjetër gjatë pritjes zyrtare. Të dyja veshjet duhet të jenë elegante, pa dyshim.

SURPRIZË: DO TË JETË EDHE MEGHAN MARKLE!

Pippa Middleton, pasi ka lënë pa thirrur të fejuarën e Harry-t, pasi nuk mban një unazë zyrtare në gisht, tani ka vendosur të ripranojë në listën e të ftuarve Meghan Markle.

DITA E ‘PO’-SË  

Të shtunën me 20 maj, Pippa dhe James duhet t’i thonë ‘po’ njëri-tjetrit në kishën e shekullit XIII të Sr Mark’s në Englefield, disa dhjetëra kilometra nga Bucklebury. Pastaj festa do të mbahet në një nga vilat e familjes.

SHOQËRUESIT E NUSES

Në dasmë do të marrin pjesë nipi dhe mbesa e Pippa Middleton: George dhe Charlotte do të jenë shoqëruesit e nuses, siç konfirmojnë nga Kensigton Palace.

MISTER MBI FUSTANIN E BARDHË

Nuk ka akoma një konfirmim zyrtar, por duket që Middleton do të mbajë veshur një krijim të stilistit Giles Deacon. Nuk dihet se kush është zgjedhur ta sistemojë dhe do ta ketë detyrën për t’u marrë me veshjen para hyrjes në kishë (pikërisht siç bëri Pippa në “Royal wedding”).

MUAJ MJALTI NË “SHTËPI”

Pippa Middleton e James do të shkojnë në Saint Barth, në Eden Rock, resorti ekstra-luksoz i familjes që do të qëndrojë i mbyllur për 15 ditë, pikërisht për t’i garantuar privatësi të sapo martuarve.

SHKARKO APP