Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PL: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatisë

Lajme E mërkurë, 23 Shtator 2026 15:48
PL: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërhyrje urgjente për situatën e krijuar mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në kërkesën e protokolluar më 23 shtator, Blushi kërkon që çështja të shqyrtohet me urgjencë në komisionet parlamentare dhe të zhvillohet një seancë e përbashkët dëgjimore me përfaqësues të GJKKO-së, Dhomës së Avokatisë, KLGJ-së dhe institucioneve të tjera.

Sipas Blushit, përshkallëzimi i situatës dhe bojkoti i seancave, përfshirë ato për masat e sigurimit, rrezikon të cenojë të drejtën e mbrojtjes dhe procesin e rregullt ligjor.

“Kjo situatë nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme ndërinstitucionale apo si një çështje thjesht administrative”, shkruan Blushi.

Ai kërkon gjithashtu nxitjen e dialogut mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, si dhe hartimin e një raporti me masa institucionale ose ligjore për të shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme.

“Kuvendi nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë gjykatat apo të ndërhyjë në vendimmarrjen gjyqësore”, thekson Blushi, duke shtuar se parlamenti duhet të ushtrojë kontrollin institucional dhe të nxisë dialogun.

Pjesë nga kërkesa e Tedi Blushit

Kërkoj nga Kryetari i Kuvendit që, në përputhje me kompetencat e Kuvendit dhe Rregulloren e tij, të mundësojë trajtimin me urgjencë të kësaj çështjeje në komisionet përgjegjëse dhe veçanërisht:

1. Thirrjen urgjente të një seance dëgjimore të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të GJKKO së Shkallës së Parë, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të tjera që vlerësohen të nevojshme;

2. Kërkimin e informacionit dhe shpjegimeve të plota mbi shkaqet e krijimit të këtij ngërçi, efektet e tij konkrete mbi proceset gjyqësore dhe masat e marra nga secili prej institucioneve për parandalimin e pasojave mbi të drejtën e mbrojtjes dhe procesin e rregullt ligjor;

3. Nxitjen e një dialogu të drejtpërdrejtë institucional ndërmjet GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme dhe të qëndrueshme, pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit dhe kompetencat e organeve të avokatisë;

4. Vlerësimin e përputhshmërisë së kuadrit rregullator dhe praktikave të zbatuara me legjislacionin në fuqi dhe standardet e procesit të rregullt ligjor, veçanërisht për sa i përket ushtrimit efektiv të funksionit të mbrojtjes;

Në përfundim të shqyrtimit, hartimin e një raporti dhe, nëse vlerësohet e nevojshme, propozimin e masave përkatëse institucionale ose legjislative, me qëllim parandalimin e përsëritjes së situatave të ngjashme.

Kuvendi nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë gjykatat apo të ndërhyjë në vendimmarrjen gjyqësore. Por ai ka detyrimin kushtetues dhe parlamentar të ushtrojë kontrollin që i takon dhe të nxisë dialogun institucional kur një përplasje ndërmjet aktorëve të sistemit të drejtësisë rrezikon të cenojë funksionimin normal të tij dhe garantimin e të drejtave procedurale.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 3 orësh
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh

Në këto kushte, mbizotërimi i parimit të procesit të rregullt ligjor duhet të jetë kriteri udhëheqës për tejkalimin e këtij ngërçi. Çdo mosmarrëveshje institucionale duhet të zgjidhet përmes dialogut, proporcionalitetit dhe respektimit të kompetencave reciproke dhe nuk mund të lejohet të shndërrohet në një pengesë për funksionimin e drejtësisë penale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye, kërkoj që kjo çështje të trajtohet me urgjencë të veçantë parlamentare, përpara se pasojat e saj të bëhen edhe më të rënda dhe të prekin në mënyrë të pakthyeshme të drejtat e personave që janë aktualisht pjesë e proceseve penale.

Etiketat e lidhura

Tedi Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 16 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.