PL: Nuk u pyetën banorët, bashkitë nuk janë thjesht viza dhe zhgarravina në hartë

Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira ka kundërshtuar propozimin e PS-së për ndarjen e re territoriale që pritet të votohet në Kuvend më 8 tetor. Ajo tha se reforma prek 15 bashki dhe rreth 250 mijë banorë, duke paralajmëruar pasoja sociale dhe ekonomike për komunitetet që do të përfshihen në procesin e shkrirjes. Sipas saj, banorët dhe këshillat bashkiakë të zonave të prekura nuk janë dëgjuar në mënyrë reale përpara hartimit të projektligjit.

Deklarata e anëtares së Kryesisë të Partisë së Lirisë, Miranda Rira:

Reforma Territoriale që pritet të votohet pasnesër në Parlament, në datë 8 tetor, do të jetë shkatërrimtare për bashkitë që do të shkrihen. Nuk janë pak, por 15 bashki ose rreth 250.000 banorë si një popullatë demografike që do të preket nga ky projekt-ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë Europën, kur bëhen ndryshime kufinjsh ose ndryshime territoriale bëhet referendum, pra pyeten banorët dhe ata votojnë, vendosin vetë nëse duan të shkrihen me bashki të tjera apo të qëndrojnë me vete. Vetëm këtu tek ne ndodh që banorët gjasme pyeten, sepse çohet drafti në Kuvend pa u bërë konsultimet me banorët e më pas bëhen dëgjesa publike farsë për të thënë që banorët u dëgjuan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të 15 Këshillat Bashkiakë, që janë të gjitha këshilla socialiste, si ai i Prrenjasit, Dimalit, Divjakës, Poliçanit, Klosit, Selenicës, etj janë shprehur KUNDËR shkrirjes me bashki të tjera, mijëra banorë të komunitetevë të këtyre bashkive janë shprehur kundër shkrirjes, madje kanë shprehur indinjatë dhe zemërim ndaj partisë së tyre apo deputetëve që kanë votuar.

Vetëm një maxhorancë arrogante, qëndron e shurdhët karshi thirrjeve të mijëra qytetarëve, që nuk duan të shkrihen me bashki të tjera. Banorët e kuptojnë fort mire se bëhet fjalë për shkrirje bashkish dhe jo bashkim bashkish, ata e kuptojnë se shkrirja e bashkisë do të thotë largimi i shërbimeve publike dhe komunitare. Ata e dinë se do të jenë të papërfaqësuar, pa zë, pa buxhet, pa shërbime, pa jetë.

Kjo reformë e parë në një plan makrosociologjik, do të shkretojë edhe më tej sidomos zonat e largëta malore, do të shkretojë më tej fshatrat dhe komunitetet rurale, do të nxisë më shumë migrimin e brendshëm e të jashtëm, migrimin drejt Tiranës që fryhet dhe qyteteve periferike që shkretohen.

Firmëtarët e drafit na thonë se pasi të votohet në Parlament kjo reforme, do të ngrihet një Komision tjetër që do trajtojë çështjet e deçenctralizimit, të funksioneve të bashkive që do të shkrihen. Kjo tregon sesa jo serioze është kjo reformë, se nuk ka patur një analizë të mirëfilltë demografike, sociale dhe ekonomike qysh në nisje, lidhur me nevojat dhe arsyet se përse duhet të shkriheshin këto bashki. Kjo tregon se qëllimi në vetvete ka qenë dhe mbetet ndryshimi i kufinjve, dhe jo shërbimet sa më afër, sa më mire dhe sa më shpejt tek qytetari.

Pra, është shkelur parimi i subsidiaritetit, aq thelbësor në Kartën Europiane të Vetëqeversjes Vendore.

I bëj thirrjë të gjithë deputetëve të bashkive që preken nga kjo reformë, të mos e votojnë atë, sepse dëmet social-ekonomike të banorëve të tyre do të jenë dramatike, efektin e vërtetë të cë cilës do ta shohim rreth një dekadë më pas.

BASHKITË, nuk janë thjesht viza dhe zhgarravina në hartë!

Bashkitë janë komunitete të gjalla, janë identitete historike dhe kulturore, janë realitete urbane e rurale, janë vetë jeta dhe egzistenca e 250.000 banorëve të Shqipërisë, me të cilët NUK duhet dhe NUK mund të bëhen eksperimente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 578 (12%)
Jo 4235 (88%)

Vota totale: 4813