Plane për martesë në Big Brother/ Dona “kërcënon” Musën: Do jesh kollovar
Lupçe, Dona dhe Musa kanë hapur një temë shumë interesante për shumicën e njerëzve, martesën.
Sipas tyre martesa është diçka e rëndësishme për çdo çift të ri para krijimit të familjes së tyre, por ajo nuk është themelore.
“Unë jam pro martesës, por s’mund të detyrojë partneren të mbajë mbiemrin tim”, shprehet Lupçe, ndërsa Dona duke marrë një shembull personal tregon se “motra ime ka fëmijë, por nuk është e martuar, tani që kanë bërë fëmijë besoj se do bëjnë celebrim”.
Më pas biseda kalon në një temë më sensitive, kujdesi ndaj prindërve nga çiftet e reja. Ndërsa Musa dhe Lupçe shprehen se pavarësisht se i duan shumë prindërit e tyre, e shohin si të vështirë që të kujdesen për ta në të njëjtën shtëpi. Por Dona është kundër tyre duke u shprehur se “Unë i dua shumë prindërit, e s’do i lija për asgjë . Nesër pasnesër kanë një hall s’do i them burrit më ndihmo”, duke i lënë të nënkuptojë Musës mundësinë që ai të përfundojë kollovar./bb