“Plas” seksi te Fevziu, gallatë me vlerat në rrjetet sociale!

 

Sondazhi i “Opinion.al” se cila është femra seksi shqiptare, duket se ka ngjallur debate edhe gjatë programit, “Le të flasim për seksin!”.

Edhe në rrjetet sociale ka pasur komente nga më të ndryshmet, shumica kundër kësaj “vlere”.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se njerëzit kanë halle të tjera që duhet të diskutohen dhe se ky debat është si pasojë e “e sistemit të vlerave” që sundon për fat të keq në Shqipëri.   

Shkrimtari Albatros Rexhaj dhe artisti Robert Aliaj, mendonin se vajza më seksi shqiptare, është gazetarja sportive, Ilda Bejleri.

Dikush në rrjetet sociale thotë se Kadare apo Agolli duhet të dorëhiqen menjëherë nga letrat, pasi një "talent" po lind.

Ilda Bejleri njihet edhe si kolege në ekran me të ftuarën tjetër në emision, Viola Spiro, e cila duket se ka pasur pritshmëri për të qenë ajo vajza më seksi.

Kësisoj, debati u bë "interesant".  

Në vend të parë deri tani, nga votimi, është këngëtarja, Ciljeta Xhilaga.

Psikologia e ftuar në emision Jorida Rustemi nuk ka pranuar të japë votën e saj për asnjë nga vajzat që janë pjesë e sondazhit të Opinion.al, për të zgjedhur femrën më seksi. “Unë do vlerësoj vajzat e bukura, jo seksi” u shpreh Rustemi, sepse “nuk do doja t’i shihja si objekte seksuale.”

Vajza më e mençur, vajza më e talentuar, vajza më patriotike, më dinjitoze apo më punëtore, ose vajza me shembullore, model për shoqërinë, duhej diskutuar, dhe ky ishte sugjerimi i shumë ndjekësve në rrjetet sociale. Për këtë diskutim pa vlerë, teksa shumë shqiptarë e mbyllin muajin pa asnjë të ardhur, ata që patën fatin ta ndiqnin u “ushqyen” me lajmin se “cila është  vajza më seksi shqiptare”.

Nesër një ditë e re, halle te tjera për shqiptarët.      

SHKARKO APP