Platforma e-Albania 2.0 e ridizenjuar, Rama: Hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike

Kryeministri Edi Rama bën me dije se platforma e re e-Albania 2.0 është ridizenjuar tërësisht, për të garantuar akses më të sigurt dhe më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se kjo platformë është e ndërtuar me një teknologji të avancuar dhe me standard modern të performancës, me qëllim ofrimin e një eksperience më te shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri! Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë”, shkruan Rama krah videos së publikuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?