Platini, “i shitur” tek rusët për një pikturë të Picasso

që ndodhi në Beograd. Askush, asnjë shqiptar,  nuk e kuptonte këtë reagim të tij, madje edhe europianë të shumtë. Por pas vendimeve të Komisionit të Disipliës e Etikës dhe më pas të Komisionit të Apelit në UEFA, që ishin në një mendje për t’i dhënë rezultatin 0-3 në tavolinë Serbisë, pas ndërprerjes së ndeshjes, duket se fshihet diçka me emrin “Platini”.   

 Platini

 Mediat të ndryshme britanike kanë kohë që ngrenë dyshime mbi rolin e kreut të FIFA-s dhe të UEFA-s. Së fundmi mësohet se presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar Presidentit të UEFA-s, Michel Platini, një pikturë të Picasso-së, si dhuratë për të marrë votën e tij që një nga kampionatet Botërore të Futbollit, ai i vitit 2018 apo i vitit 2022, të zhvillohet në Rusi. Kjo e fundit fitoi përballë Britanisë së Madhe, dhe do të organizojë finalet e vitit 2018. Prej kohësh Platini është kthyer në një avokat mbrojtës të Rusisë dhe aleatëve të saj, çka ka shtuar edhe më tepër dyshimet. Për presidentin e UEFA –s, të tilla dyshime vijnë në një kohë kur ai është vënë në qendër të kritikave për deklaratat e tij për incidentin në ndeshjen Serbi – Shqipëri, të komentuar si të pabaza dhe qartësisht pro serbe. Nuk mund të kuptohet ndryshe roli i Platini si dhe deklaratat që ai bëri pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku nuk përmendi fare dhunën, apo incidentet e shkaktuara nën “derigjimin” e huliganëve serbë, që pushtuan fushën.

Raporti

Një raport i Komitetit Britanik të Ofertës për Kupën eBotës së vitit 2018, publikuar nga “Sunday Times”, thekson se informacionet janë mbledhur nga një rrjet i ambasadave britanike dhe një agjenci private inteligjence, e përbërë nga ish –oficerë të MI6, shërbimit sekret britanik. Ato u gjetën më pas në një dosje të publikuar nga parlamenti. Raporti tregon se si Vladimir Putin, kur ishte kryeministër kishte angazhuar disa oligarkë për të fituar mbështetjen e votuesve të FIFA –s. Disa nga këto akte, sipas “Sunday Times”, përfshinin dhurimin e një vepre të Pablo Picasso, kreut të UEFA –s, Michel Platini, dhe të një pikture tjetër të çmueshme për anëtarin e FIFA-s, belgun Michel D’Hooghe. Në raport thuhet se D’Hooghe e mori pikturën nga Vyacheslav Koloskov, ish –president i FIFA –s dhe president i Komitetit Rus për garën e Kupës së Botës, 2018. D’Hooghe është nën hetim së bashku me 4 persona të tjerë nga FIFA, për një çështje korrupsioni të lidhur me vendimin për vendin ku do të zhvillohej Kupa e Botës dhe ka pranuar se ka marrë një pikturë si dhuratë. Ai është shprehur i hidhëruar për ngjarjen, por duke shtuar se nuk ka votuar pro Rusisë për zhvillimin e Kampionatit Botëror të vitit 2018. Ndërsa Platini ka mohuar që të ketë marrë dhuratë një pikturë nga Putin. – “Akuzat në “Sunday Times”, të lidhura me veprimet e mia për përcaktimin e vendit fitues për zhvillimin e Kampionatit Botëror në 2018 apo 2022 janë tërësisht trillime”, – i tha Platini rrjetit “CNN”, duke shtuar se këtë çështje do ta ndiqte ligjërisht. Edhe zyrtarë rusë i hodhën poshtë të tilla akuza. Megjithatë, për mediat britanike dhe ato amerikane, nuk ka dyshime se Blatter e Platini janë që të dy të korruptuar nga Rusia e Katari, për interesat e tyre.

 

SHKARKO APP