Po transportonte 12 sirianë drejt pikës kufitare të Morinës, pranga 25-vjeçarit durrsak
Lajme E Martë, 15 Shtator 2020 13:15
Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçar nga Durrësi, pasi po transportonte me automjet shtetas sirianë.
Brenda në mjet kishte 12 sirianë. Policia tha se ka arrestuar shtetasin E.B 25 vjeç, banues në Durrës.
Burimet policore saktësuan se i riu është arrestuar në aksin rrugor që lidh Milotin me Morinën.
25 vjeçari po i transportonte emigrantët me mjetin tip ‘Volkswagen’.