Podgorica vishet kuqezi nga maratonistët shqiptarë
Kjo maratonë u zhvillua në distancën 42 km, ndërsa “Half-Maratona” u përshkrua nga një distancë, 21 km. Në këtë maratonë morën pjesë me qindra atletë nga e gjithë bota. Organizatorët kishin krijuar kushte optimale, por edhe moti ishte i tillë. Me qindra njerëz ndoqën startin e këtij spektakli sportiv. Ekipi shqiptar mori pjesë me këta atletë: Sotir Qiriaqi, Kajo Mytaraga, Irfan Domnori (Half-Maraton, 21 km) dhe Ibraim Sahara. Grupit të klub Maraton Tiranës iu bashkua edhe maratonisti nga Tuzi, shqiptari Ndrek Ulgjuraj. Iteneari i Half Maraton ishte Danilograd-Podgoricë. Në këtë garë vrapuan vrapues nga Shqipëria, ndërsa Maratona 42 km u përshkrua në itinerarib, Podgoricë- Zeta- Galuboc-Tuz-Podgoricë. Maratona në start pati shumë atletë profesionistë nga Kenia, Rusia, Serbia, Mali i Zi, Çekia, Polonia, të një niveli botëror, por edhe vrapues të tjerë sfidantë që bënë një paraqitje të shkëlqyer. Qysh në start, kenianët udhëhoqën garën, dhe pas tyre vinin serbët dhe rusët. Në përfundim në meshkuj fitoi keniani, Elisha Kiprotiç dhe për femra serbja, Olivera Jevotiç. Në 21 km maratona filloi me rivalitet dhe në fund gara më e fortë. Në fund u shpall fitues keniani Juus Kiprendi dhe për ferma atletja nga Bosnie Hercegovina, Biljana Ovijanoviç. Grupi shqiptar e mbylli garën me sukses në mes të klasifikimit të përgjithshëm. Vrapuesit shqiptar nga Tuzi Ndrek Lulgjuraj doli i treti. Me vrapuesit nga Shqipëria u bashkuan edhe shqiptarë të tjerë, me banim në Malin e Zi, sidomos nga zonat e Tuzit, Plavias, Gucisë Barit, Ulqinit e viseve të tjera ku banojnë shqiptarë. Në fund të garës vrapuesi shqiptar Sotiraq Qiriaqi mbajti flamurin kuqezi dhe mori brohoritje të shumta. Në fund, ai e mbyll për “Kohë Jonë” këtë përfaqësim me shprehjen e Edmund Bruk: Mjafton që më të mirët të mos bëjnë asgjë, dhe e keaqj triumfon gjithmonë,” – çka tregon përfaqësimin e fundit të maratonistëve tanë në Malin e Zi.