Policia e Shtetit ndryshon mënyrën e komunikimit me publikun, Hita: Informim në kohë reale për ngjarjet kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka prezantuar ndryshimet e reja në mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe median, duke theksuar se synimi kryesor është rritja e transparencës dhe forcimi i besimit publik ndaj institucionit.

Në një deklaratë për mediat, Hita bëri të ditur se Policia e Shtetit do të zbatojë një praktikë të re komunikimi, të ngjashme me modelet europiane, për informimin mbi ngjarjet kriminale dhe aktivitetin e policisë në vend.

Sipas tij, drejtorët e komisariateve dhe drejtuesit vendorë të policisë do të dalin një herë në muaj në konferenca për shtyp për të prezantuar bilancin e punës, ndërsa për ngjarjet e rënda kriminale informacioni do të jepet direkt nga vendngjarja nga drejtuesit përgjegjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në shërbim të qytetarëve dhe transparenca është e domosdoshme në punën tonë, që të forcohet besimi mes qytetarëve dhe policisë. Mënyra se si përcillen ngjarjet ka sjellë shqetësime te qytetarët dhe, pas konsultimeve me specialistë të fushës dhe partnerët tanë, kemi vendosur një formë të re komunikimi më të përgjegjshme. Kjo nuk është tërheqje nga transparenca, por një hap përpara drejt një transparence më cilësore,” deklaroi Hita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Policisë prezantoi edhe katër shtyllat kryesore të strategjisë së re të komunikimit:

Publikimin e statistikave javore, mujore dhe vjetore në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit; Informim në kohë reale përmes njoftimeve zyrtare nga efektivët në terren; Konferenca periodike nga drejtuesit e policisë në çdo qark; Raportim të menjëhershëm dhe të plotë për ngjarjet me impakt të lartë publik.

Sipas Policisë së Shtetit, ndryshimet synojnë përmirësimin e cilësisë së informacionit, shmangien e keqkuptimeve dhe rritjen e sigurisë e transparencës në raport me qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?