Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Shtetit përcjell urimet më të përzemërta për Policinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i ka dërguar mesazh urimi homologut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ku ndër të tjera thekson:

“Kjo ditë përfaqëson sakrificën dhe përkushtimin e popullit të Kosovës drejt forcimit të shtetit dhe institucioneve demokratike. Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe partneritet të besueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal kundër krimit të organizuar. Jam i bindur se bashkëpunimi ynë i shkëlqyer do të vijojë të thellohet edhe më tej, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe stabilitetit të rajonit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit rikonfirmon vullnetin për bashkëpunim të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Policinë e Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe rendit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?