Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:50 Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orbán, raportohet se është arrestuar këtë të hënë në kuadër të një hetimi për trafikim emigrantësh. Lajmi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Policia, nis operacionin për të arrestuar çdo kriminel

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia e Shteti ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin, për të arrestuar persona të shpallur në kërkim, apo problematikë.  Lista e personave në kërkim, përbëhet nga shumë emra. Operacioni nisi në kryeqytet, ku forca të policisë dhe RENEA-s kanë kryer kontrolle në disa pika të Tiranës. Aksioni do të vijojë për disa ditë, në të gjithë vendin. Mbi rezultatet e ditës së parë në shkallë vendi, nga Policia e Shtetit u njoftua se në zbatim të masave të Planit Operacional, “për kontrollin e territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale”, hartuar nga  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Forcat e Lëvizshme Operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarkut Tiranë, Durrës, Fier,Vlorë, Elbasan, Shkodër e Lezhë, prej orës 19.00 të 9 janarit dhe deri në ora 07.00 të 10 janarit, kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në akset rrugore, në lokalet e natës dhe në disa banesa. Në këtë kuadër, gjatë operacionit, sipas policisë, u arritën këto rezultate: Gjithsej janë arrestuar në flagrancë dhe janë ndaluar 12 autorë, nga të cilët pesë persona për armëmbajtje pa leje (armë zjarri), dy persona për armë të ftohta (thikë) dhe tre prej tyre për shkelje rrugore, si dhe janë ndalur dy persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Sipas këtij njoftimi, gjatë operacionit, u kapën edhe 2 persona të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike , një në Tiranë dhe një në Elbasan. Në tre raste janë kapur armë e municione pa leje,  konkretisht  në qytetin e Shkodrës, një pistoletë, me 1 autor të arrestuar. Në Elbasan në dy raste, ku në njërin prej tyre ranë në pranga tre vetë, në flagrancë. Ata janë kapur me  800 fishekë, 10 kapsolla detonatorë si dhe 1.7 kg Zhivë, dhe në një rast tjetër me 83 kapsolla detonatorë me fitila të gatshëm për të kryer plasje, ku është  arrestuar në flagrancë një person. Janë arrestuar edhe dy shtetas për armë-mbajte pa leje të armëve të ftohta (thikë), si dhe tre të rinj për drejtim të automjetit pa leje drejtimi. Janë kontrolluar gjithsej 235 ambjente kryesisht bare, lokale nate dhe  lojëra fati. Janë kontrolluar 1345 automjete,  si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni  10 automjete. Po nga ky operacion, policia njoftoi se janë pezulluar 5 leje drejtimi automjetesh për shkelje rrugore, si dhe janë marrë dhe masa administrative me gjoba. Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për karta identiteti. Janë shoqëruar në komisariat 45 shtetas për mungesë të dokumentit të identifikimit.  Në këtë operacion përveç forcave të policive vendore, kanë marrë pjesë dhe 31 grupe të Reparteve të FNSH-së dhe Delta Forcë . Ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, në qarqet e tjera të vendit. 

Mund t'ju interesojë

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Para 8 minutash
Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 25 minutash
Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 6 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!
Para 8 minutash

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 14 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore
Para 24 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.