Policia Rrugore në aksion: dronë, radarë dhe pika kontrolli në gjithë Tiranën

Policia Rrugore e Tiranës ka rritur ndjeshëm kontrollet gjatë 48 orëve të fundit, duke u fokusuar te parakalimet e rrezikshme, mosrespektimi i radhës dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Me patrulla të pozicionuara në akset kryesore, dronë, kamera inteligjente dhe pika të shumta të matjes së shpejtësisë, janë marrë qindra masa administrative dhe penale. Gjatë dy ditëve, u vendosën 136 gjoba për parakalime të rrezikshme dhe shkelje të radhës, ndërsa 17 mjete u bllokuan me karrotrec për mungesë dokumentacioni ose modifikime të paligjshme.

Janë konstatuar gjithashtu 37 drejtues nën ndikimin e alkoolit, të ndëshkuar sipas procedurës ligjore, dhe 2758 gjoba për parkime të gabuara. Për vepra penale në qarkullimin rrugor, u arrestuan ose proceduan 11 shtetas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia u bën apel drejtuesve të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën, duke shmangur sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve. Kontrollet pritet të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha akset e kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?