Politico.eu analizon ministren ”Diella” të krijuar nga Inteligjenca Artificiale: Eksperiment apo zgjidhje reale?

“Shqipëria emëron të parën ministre të krijuar nga Inteligjena Artificiale në botë”, shkruan media evropaine ”Politico.eu”, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të bërë “Diellën” anëtaren e parë virtuale të qeverisë.

Sipas qeverisë “Diella” nuk do të qëndrojë në zyra, nuk do të firmosë me stilolaps, por do të funksionojë në platformën e-Albania, ku çdo tender publik do të analizohet nga ajo në mënyrë automatike, transparente dhe pa paragjykime njerëzore. Ajo do të vlerësojë ofertat, do të identifikojë potencialet e mashtrimeve dhe do të rekomandojë fituesit e tenderëve bazuar vetëm në kriteret ligjore dhe ekonomike.

Rama e përshkroi atë si “shërbëtore të prokurimeve publike”, duke theksuar se vendimet do të jenë 100 për qind të lexueshme dhe të pandikuara nga korrupsioni. Përveç menaxhimit të tenderëve, Diella do të ketë të drejtën të rekrutojë talente nga e gjithë bota, duke sjellë ekspertizë të jashtme dhe duke thyer burokracitë e ngurta që shpesh pengojnë eficiencën e administratës. Ajo synon të krijojë një sistem të besueshëm, transparent dhe të shpejtë, ku çdo lek i shpenzuar nga buxheti publik është i ndjekshëm dhe i garantuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Diella merr rolin e ministres së parë artificiale, pyetja mbetet: sa e pavarur mund të jetë vërtet një inteligjencë artificiale që varet nga sistemet ekzistuese dhe burokracitë e shtetit? A mund të shmangë gabimet, paragjykimet dhe ndikimet politike, apo do të mbetet një “simbol” futuristik, më shumë për sy e faqe sesa një mjet real për ndryshim?

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të ditës, ajo mbetet në varësi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Koha do tregojë nëse ministrja virtuale do të jetë një hap drejt transparencës, apo thjesht një eksperiment i bukur, por pa ndonjë ndikim thelbësor në administratën shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?