Politikë kombëtare për tokën, ministri Lamallari: Pikënisja e çdo plani zhvillimor me mbështetjen e BE
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilluan sot një takim ku u diskutua për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës. Lammallari thotë se me mbështetjen e Bashkimit Evropian po përgatitet një politikë kombëtare e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.
Postimi i plotë
Bashkë me kolegët Andis Salla dhe Sofjan Jaupaj të angazhuar për të udhëhequr dhe zbatuar Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës.
Me mbështetjen e BE-së po përgatisim një politikë kombëtare të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës, jo thjesht si përmbushja e një detyrimi formal në avancimin e procesit tonë integrues, por mbi të gjitha për të adresuar të gjitha sfidat që lidhen me çështjet e pronësisë, bujqësisë, zonave të mbrojtura dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Besimplotë se në finale të kësaj pune që tashmë ka nisur, Shqipëria do të ketë një dokument solid, gjithëpërfshirës dhe të pranuar nga Brukseli për menaxhimin e tokës si aseti ynë kryesor dhe pikënisja e çdo plani zhvillimor që na duhet për këtë fazë të re ku ka hyrë vendi, por edhe për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

