Politikë vrastare në hapsiret shqiptare
Nga Frederik Ruço
Partit e ashtuquajtura të vogla a po ndryshe jo parlamentare, në brendi të tyre kanë vlera të cilat nuk janë vënë në pah për shkak të shfrytëzimit nga partit e mëdha PD-PS. Edhe në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 e njëjta gjë ndodhi. Të gjitha partit jo parlamentare në vazhdimsi kanë pasur parasysh rregullimin e nivelit të jetesës sociale të qytetarëve shqiptarë. Partit në fjalë; opinioni i tyre ndër qytetarët shqiptar është i ndarë në dy kampe; të djathtë dhe të majtë; që të dy emërtimet nuk qëndrojnë. Për mendimin tim në vend të këti termi është i përshtatur të thuhet kombëtar dhe antkombëtar, kombëtarët bëjnë shtet. Politika shqiptare e sunduar nga dy partit në fjalë, nëpërmjet medjave që zotërojnë e kanë hedhur këtë “bajgë” për ta ngrënë qytetarët, e për t’i thën atyre se jeni dy kampe të ndara përjetësisht ndaj njëratjetrës. Prandaj na mbështetni ne se ju sigurojmë “bukën” Kjo i shkon për shtat, atyreve që luftojnë vetëm për një karrige pushteti. Ndarja në dy kampe të majtë e të djathtë për këtë rast është një luftë vllavrasje, deri në eleminimin ndoshta dhe, fizik të ati që kërkon ti zërë karrigen e pushtetit.
Kur vijnë fushatat zgjedhore, ato që e quajnë veten të majtë, kujtojnë se përfaqësojnë shtresën e varfër dhe, votojnë PS. Në të vërtetë e kanë gabim, sepse e majta; jo si krah por si parti (PS) është më e pasura e vendit. Kampi tjetër PD krekoset se ne të djathtët mbrojmë çështjet sociale, shtetin e së drejtës, demokracinë etj. Në fakt dhe këto përfaqësojnë dashurinë për karrigen e pushtetit për t’u pasuruar, duke u mbrojtur me maliqin.
Formula për sundimin e politikës sot për sot është e kjartë, partit e vogla jo parlamentare qasen ku kanë shijen dy partit e mëdha dhe, si rrjedhojë bëjnë kualicionet me t’a. Këta të djthtët (e kam fjalën gjthnjë për politikanët), janë të pasur si të majtët. Atëhere kush nga të dy partitë përfaqësojnë rrealisht qytetarët që i kanë ndarë të djathtë dhe të majtë? Të dyja nuk përfaqësojnë asnjërën, e as tjetrën të dyja luftojnë për pushtet dhe pasuri, asnjërës nuk i bije ndërmend për qytetarët shqiptarë që janë kthyer tashmë në problem social të rëndë.
Partit e vogla Kanë dalë nga dy të ashtuquajtura parti të mëdha PD-PS; e si rrjedhojë, kanë njëfarë të drejte për të marrë pjesë në politikën shqiptare, sepse kur kanë qenë brënda tyre, u ka mbetur hatëri dhe, janë larguar duke bërë parti jo gjithsesi fantazmë. Personat që zgjidhen kryetar, mjaftohen me këtë titull dhe, asgjë më shumë, për të mos thënë që janë vënë të komanduar.
Për të formuar një parti të denjë; qëllimi i saj duhet të jetë për t’i ardhur në ndimë qytetarëve socialë dhe, kjo bëhet kur luftohet vetëm për të synuar në proçeset që çojnë ne rregullimin shtetit të së drejtës dhe, lirin e njeriut; që do të thotë: çdo njeri pavarësisht klasës që përfaqëson, është i barabartë përpara ligjit, kjo nuk është e kollajtë.
Partitë kanë statutin dhe programin e partisë. Nuk po zgjatem në brendi të programeve në fjalë, por, di që të paktën një herë në katër vjet bëhet kongresi i partisë për të zgjedhur kryetarin e ri. Kongres të rregullt bëjnë dy partit PD-PS, pas tyre; janë në sinkron me to dhe, partitë PLL, PR, LSI, e ndërsa të gjitha partit e tjera rrinë më shumë se katër vjet pa bërë kongrese, pra, pa histori partish. Për këto të fundit dua të themë: nuk janë serioze për t’u marrë me politikë, kryetarët krekosen si të tillë dhe manipulohen kollaj. Kemi shembuj: kryeteri i vetëzgjedhur e ka më kollaj të përdoret, sepse nuk është zgjedhur sipas rregullave që përmban Stetuti i partisë ku ai zgjidhet nga Kongresi i partisë iks. Nuk është mëkatë të thuash që politika shqiptare është përbaltur dhe, vërtitet vetëm tek dy partit PD-PS.
Të bëjmë një retrospektiv tek partit e vogla të cilat janë përjashtuar që në fillimet e demokracisë, pra, kur u vendos për herë të parë “pluralizmi i mendimit politik dhe ati partiak. theksojmë se: pretendimi i këtyre të fundit në çdo zgjedhje; vendore a po qëndrore që janë bërë gjerë më tani, pretendimi nga ana e tyre është se disponojnë më shumë se 500.000 vota, në çdo zgjedhje, që do të thotë mbi gjysmën e deputetëve. Atëhere cila është mekanizma që partit e vogla përjashtohen nga politika shqiptare? Mos vallë këto votues të partive të vogla (de fakto aktive) përjashtohen me qëllim nga politika shqiptare? Ky veprim jo Kushtetues; do të thotë të mos kuvendojnë për t’i ardhur në ndimë politikës kombëtare, do të thotë t’i ngjajë kuvendeve të tjera të sabotuara nga konspiracionet e ndryshme sikurse ka ndodhur gjatë historiografisë së kuvendeve pa mbarim që shqiptarët kanë bërë dhe më parë.
Dy partit në fjalë i joshin të voglat duke i thënë hajdeni të bëjmë Koalicion (marrveshje); ky është një nocion që kushtëzon domosdoshmërisht, premtimet e përbashkëta. Në fakt; jo të gjithëve i premtojnë dhe pasi i shfrytëzojnë kualicionet, i lenë me gisht në gojë. Kështu ato përjashtohen nga politika. Pse? Koalicionet, kanë rëndësi sepse rrihet mendimi politik pluralist dhe, qytetarët përfitojnë shumë nga kjo marrveshje sepse hedhin vlerën si njësi matëse në jetën sociale e cila ka rëndësin e vet. Përsa i përket prodhimtarisë së pjesës politike nga bashkimet (koalicionet), është diçka tjetër e cila është shumë e rëndësishme. Po të ketë marrveshje politike vlerash, qytetarëve u plotësohen kushtet për jetesë normale e nëse ka marrveshje jo vlerash, jeta e tyre shkon rrokopujë. Kuvendet që kanë bërë shqiptarët me vetëveten: që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot, nuk janë marrë vesh. Kështu ndodhi dhe pas L.D. botërore ku shqiptarët bënë përsëri marrëveshje me komunistët por përsëri pa rezultat. Por dhe pas rënies së murit të Berlinit, shqiptarët përsëri bën marrëveshje me neokomunistët por mbetën akoma më të zhgënjyer. Dihet pas viteve 90 Lëvizja Studentore kishte qëllimin që në Shqipëri të kishte ndryshime rrënjësore ku brenda kësaj Lëvizje kryesorja ishte vendosja e pluralizmit të mendimit politik e ati partiak, e cila u dhunua (u përdhos) nga dy partit e mëdha. Përse ndodhi kështu? Sepse të cytur nga sistemi i trashëguar enverist, dijtën ta shfrytëzojë ramizizmin, në fakt (stalinizëm-enverizëm) që do të thotë se këtë lëvizje e shfrytëzuan dallkaukët të cilët e ideuan po vetë. Pra, janë po ata bijtë e rregjimit të kaluar enverist.
Dhe para L.D. botërore janë bërë marrveshje (koalicione) nërmjet sllavëve dhe shqiptarëve, por kanë përfunduar me rrëmbimin trojeve të qytetarëve shqiptarë. Po sot në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar çfarë synojnë politikanët shqiptarë? Asgjë tjetër veçse synojnë të marrin karriken e pushtetit me anën e vjedhjes së votave. Ku është ndryshimi i konspiracionit sllavo-bizantin me karriken e politikanit shqiptar të sotëm?!! Marrëveshjet si kurse e kamë cilësuar dhe në fillim janë të pa shmangëshme për njeriun si individ por të pa shmangëshme janë dhe midis shtetesh e politikanësh. Lus Zotin në marrëveshjet e ngrohta të jenë marrëveshje vlerash. Të ndreshmit (kupto nacionalizmin shqiptarë), s’kanë reshtur duke bërë marrëveshje gjatë gjithë historis. Në kuvendet e njëpasnjëshme nacionalizmi shqiptarë kurrë s’ka menduar të bëjë agresion jasht kufijve të tij fizik, nacionalizmi shqiptar duhet t’i ngulitet qytetarëve se është krejtësisht i bazuar në mbrojtje të familjes, nderit, pronës, traditës dhe kombit, nuk është nacionalizëm shovinist si i fqinjëve veriorë e jugorë. Nocioni në fjalë për shqiptarët duhet të ketë të njëjtin kuptim dhe vlerësim, atë të bërjes së një shteti ligjor, të drejtave të njeriut në bazë të Kartës së Helsinkit e mbi vlerat demokratike. Ose thënë thjesht farë; si një kryefamiljarë që kërkon ndershmëri, korrektesë dhe ekonomi me djersë në familjen e tij
Historikisht marrveshjet e shqiptarëve ndërvete kanë përfunduar në mosmarrveshje. Në Shqipëri pas viteve 90’ marrveshjet janë bërë me kahje nga nepotizmi i rregjimit të kaluar enverist, sikurse kemi thënë më lart. Elita e ndershme shqiptare duke përfshirë edhe klasën e përmbysur nga rregjimi i kaluar ende nuk po ingranohet në lëvizjet e pluralizmit të mendimit të politikës shqiptare. Transparenca dhe toleranca nuk po gjejnë vend në politikën e ditës dhe si pasojë ka vetëm një balancë për tu ekjlibruar, atë, të një opozite që me të vërtet kur del në opozitë të luaj rolin për ta mbajtur gjallë demokracinë. Për fat të keq nuk ka opozit të vërtetë sot për sot, sepse të dy palët qeverisin me rrotacion të kurdisur nga konspiracionet e ndryshme që livadhisin në Shqipëri si ja do qejfi. Pushtetarëve që vihen nëpër institucione, nga nepotizmi, terrenin ja shtrojnë vasalët (ai që varet plotësisht nga dikush), të cilët nuk mërziten së bëri këtë punë. Uroj që: kuvendet dhe kualicionet pasardhës të mos shkojnë si paraardhësit.