”Porta e Alpeve”, deputetja Kushi: Një dimension kyç i projektit, ndikim tek të rinjtë dhe arsimi

Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, deputetja e PS-së, Evis Kushi thotë se projekti ”Porta e Alpeve” nuk është thjesht një investim në infrastrukturë, por një perspektivë zhvillimi për të gjithë Shqipërinë e veriut. Nga salla e seancës plenare, ajo tha se një dimension i rëndësishëm i këtij projekti do të jetë ndikimi që ai do të ketë te arsimi dhe te të rinjtë. Sipas Kushit, projekti Porta e Alpeve krijon nevoja të reja për tregun e punës, për guida turistike të certifikuara, për specialistë të hoteleri-turizmit, për profesionistë të transportit, menaxhimit mjedisor, teknologjisë, shërbimeve dhe trashëgimisë kulturore.

”Porta e Alpeve nuk është thjeshtë një ndërtim në infrastrukturë. Por bëhet fjalë për një perspektivë zhvillimi për të gjithë Shqipërinë e veriut. Për herë të parë synohet për t’u ndërtuar një korridor i integruar zhvillimi, që lidh Aplet shqiptare me Shkodrën, me liqenin e Shkodrës, me lumin Buna, me Velipojën, me Shëngjinin dhe bregdetin Adriatik.

Kjo do të thotë më shumë lidhje infrastrukturore, më shumë ekonomi lokale, më shumë turizëm dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë. Unë si nënkryetare e Komisionit të Arsimit desha të ndalem pak te një dimension i rëndësishëm i këtij projekti. Ndikimi që ai do të ketë te arsimi, te të rinjtë dhe te arsimi profesional. Sepse zhvillimi nuk ndërtohet vetëm me investime fizike, por me njerëz të përgatitur, me të rinj që kanë perspektivë në vendin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht projekti Porta e Alpeve krijon nevoja të reja për tregun e punës, për guida turistike të certifikuara, për specialistë të hoteleri-turizmit, për profesionistë të transportit, menaxhimit mjedisor, teknologjisë, shërbimeve dhe trashëgimisë kulturore. Prandaj investimi në infrastrukturë duhet të ecë paralelisht me investimin në arsimin profesional dhe kapitalin njerëzor. Kjo është një thirrje për institucionet tona, qëndrore e vendore”,-tha Kushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?