Porti i Durrësit- Përpunohen afro 1 milion e 144 mijë ton mallra, 8 përqind më shumë se vjet

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti anijet tregtare dhe tragetet e linjave nga/për në Durrës kanë transportuar 8 përqind më shumë mallra, se sa e njëjta periudhë e vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, afro 437 mijë ton mallra të përpunuara i përkasin eksporteve, me një rritje prej 51 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Në katër muaj importet kanë arritur në shumën prej 706.549 mijë ton, ose 8 përqind më pak se sa 4-mujori i parë i vitit 2016.
 Nga anijet janë përpunuar afro 883 mijë ton mallra, ose 9 përqind më shumë se sa 4-mujori i parë 2016, ndërsa nga tragetet afro 261 mijë ton, 5 përqind më shumë se sa periudha janar-prill i vitit të kaluar.
Anijet dhe tragetet në këto katër muaj kanë transportuar 1.143.470 ton mallra gjithsej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?