Post-testi i mësuesve, si do të lidhen kontratat e punës?
janë rreth 2300 vende vakante në rang vendi, që të gjitha këto të lira pikërisht nga mësuesit që punonin jashtë profilit ose pa arsimin përkatës. Një fakt të tilllë e ka bërë me dije për mediat dje gjatë një prononcimi për shtyp vetë zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj. "Këta janë mësues që janë në pritje, që askush nuk i ofronte, ose dikush i ofronte, që kanë lënë dokumentacionet në zyrat rajonale dhe zonale. Tani me vendim-marrjen që bën ligji i arsimit parauniversitar këto dokumentacione dhe ky vlerësim çohet drejtpërdrejt tek drejtori i shkollës. Ai i hap një vend i lirë që mund të dalë një mësues në pension. Nga lista, ndan kategoritë dhe i ofron këta që të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe mbi bazën e zgjedhjeve ia propozon drejtorit të arsimit dhe bëhet kontrata. Po në momentin që ti hyn në proces, detyrimisht do t’i nënshtrohesh pjesës së testimit, pasi ato janë për kualifikimin e vazhdueshëm", ka sqaruar ajo lidhur me një fakt të tillë. Duke sqaruar se një masë e tillë është e domosdoshme për t’u zbatuar, pikërisht për t’u dhënë shkollave mësues cilësorë. E kjo, pasi në vite për punësimin e tyre është dashur vetëm dokumentacioni ligjor, ndërkohë që cilësia është zëvendësuar me emërimet klienteliste e abuzive. Kujtojmë sakaq, se në rang vendi janë rreth 2300 vende vakante për mësues, nga të cilat shumica e tyre janë për mësues të edukimit fizik, rreth 576 të tilla; për mësues të arsimit fillor, rreth 440 vende; për mësues matematike, rreth 278 vende si dhe për mësues të gjuhën angleze 232 vende bosh. Ndërsa më pak janë vendet për mësues të gjuhës gjermane, vetëm 1 i tillë dhe numri total i profileve të mësuesisë është 26 të tilla. Teksa data 22 dhjetor sipas ministrisë së Arsimit do të shënojë edhe datën përfundimtare të publikimit të rezultateve të testimit kombëtar për mësuesit.
|
Profili |
Vende Vakante |
|
Arsim Fillor |
440 |
|
Arsim parashkollor |
175 |
|
Arsim profesional |
4 |
|
Arsim special |
0 |
|
Art pamor |
31 |
|
Art pamor për shkollat artistike |
4 |
|
Balet për shkollat artistike |
0 |
|
Biologji |
57 |
|
Edukim fizik |
576 |
|
Ekonomik (Gjimnaz) |
7 |
|
Fizikë |
38 |
|
Gjeografi |
21 |
|
Gjuhë angleze |
232 |
|
Gjuhë frënge |
31 |
|
Gjuhë gjermane |
1 |
|
Gjuhë Italiane |
13 |
|
Gjuhë shqipe dhe Letërsi |
118 |
|
Histori |
59 |
|
Kimi |
17 |
|
Matematikë |
278 |
|
Muzikë |
88 |
|
Muzikë për shkollat artistike |
9 |
|
Shkenca shoqërore |
35 |
|
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi |
47 |
TOTALI 2278 mësues
INSPEKTIMI
Nga inspektimi i bërë nga Ministria e Arsimit janë gjetur 2065 mësues jashtë profilit të tyre dhe 1984 mësues pa arsimin përkatës. Shifrat janë bërë publike nga ky dikaster, në kuadrin e publikimit të rezultateve të raportit të inspektimit në institucionet e arsimit parauniversitar në vend “Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim”.
KOHA JONË SONDAZH

