Pranga 47-vjeçarit që tentoi të kultivonte drogë. Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit në banesë

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili u arrestua pasi kishte kultivuar bimë narkotike kanabis sativa. Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi 8.3 kg drogë. Blutë e Lezhës thonë se i arrestuari është shtetasi K.Gj banues në Adriatik, Kurbin.

“Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP