“Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vijimin e takimeve me qytetarët çdo të premte, në të njëjtën orë, me fokus dëgjimin e drejtpërdrejtë të problematikave, kërkesave dhe propozimeve të tyre.

“Çdo të premte në të njëjtën orë, pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe as kundërshtime, po vetëm me veshët hapur e me laps e letër për të shënuar çdo ankesë, kërkesë, shqetësim, ide apo propozim”, shkroi Rama.

Gjatë këtyre takimeve, problematikat e ngritura nga qytetarët do të mbahen shënim dhe do t’u përcillen zyrtarisht institucioneve përkatëse përmes deputetit, me qëllim që qytetari të marrë një përgjigje për çështjen e paraqitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?