Prefekti Shkëlqim Hajdari ndan fotot, ”Sofra e Tiranës” ndez zemrën e kryeqytetit në 106-vjetorin historik
Mbrëmja gala “Sofra e Tiranës”, e organizuar nga Shoqata Tirana në Pallati i Kongreseve, në kuadër të 106-vjetorit të shpalljes së Tirana Kryeqytet, solli një ndërthurje të veçantë të kulturës, traditës, artit dhe muzikës, duke mbledhur qytetarë, artistë dhe personalitete të jetës publike.
Në fjalën e tij, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari theksoi se ky përvjetor përforcon angazhimin për krijimin e Muzeut Historik të Tiranës, si dhe për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, si një detyrim ndaj historisë dhe brezave që do të vijnë.
Aktiviteti u karakterizua nga një ekspozitë pikture, një koncert festiv dhe elementë autentikë të traditës tiranase, që dëshmuan identitetin e pasur kulturor të kryeqytetit dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike. Atmosfera festive u shoqërua me mesazhe për forcimin e kujtesës kolektive dhe promovimin e vlerave qytetare.
Postimi i plotë
Mbrëmja gala “Sofra e Tiranës”, e organizuar nga Shoqata Tirana në Pallatin e Kongreseve, në kuadër të 106-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, solli një ndërthurje të veçantë të kulturës, traditës, artit dhe muzikës.
Ekspozita e pikturës, koncerti dhe elementët autentikë të traditës tironse dëshmuan identitetin e pasur kulturor të qytetit dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë. Ky përvjetor forcon angazhimin për krijimin e Muzeut Historik të Tiranës dhe për restaurimin e objekteve të trashëgimisë, si një detyrim ndaj historisë dhe brezave që vijnë.
Me frymë gjithëpërfshirëse dhe krenari qytetare, Tirana vijon të ruajë traditën, duke ndërtuar të ardhmen mbi vlerat e saj. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe kontribuan në këtë mbrëmje të veçantë.
KOHA JONË SONDAZH

