Presidenca ndez dritat e pemës së Krishtlindjes, fëmijët në qendër të ceremonisë festive

Institucioni i Presidentit të Republikës çeli mbrëmjen e sotme sezonin e festave me ndezjen e pemës së Krishtlindjes, në një event të mbushur me atmosferë të ngrohtë dhe pjesëmarrjen e dhjetëra fëmijëve.

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, pritën të vegjlit në ceremoninë tashmë tradicionale të fundvitit, e cila u shoqërua me tinguj festivë dhe valle të interpretuara nga Ansambli i Fëmijëve të Durrësit. Fëmijët morën dhurata dhe ndanë urime për një vit të mbarë.

Në fjalën e saj, Zonja e Parë vlerësoi rolin e fëmijëve dhe përgjegjësinë e të rriturve për t’u garantuar atyre një të ardhme më të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju rriteni çdo vit me më shumë dije dhe arritje. Ne, prindërit dhe të rriturit, duhet të punojmë që bota të jetë më e mirë dhe plot mundësi për ju,” u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?