Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Bajram Begaj lëshon mesazhin e një bashkëdiskutimi mes Qeverisë dhe Protestës

Lajme E mërkurë, 24 Qershor 2026 19:59
Presidenti Bajram Begaj lëshon mesazhin e një bashkëdiskutimi mes Qeverisë dhe Protestës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, ku vlerësoi rolin historik të këtij institucioni në forcimin e administratës shtetërore dhe zhvillimin e vendit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit dha një mesazh për qëndresën e qytetarëve në shesh, ku tha se e drejta për të protestuar është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta dhe duhet të ushtrohet në respekt të saj dhe ligjeve e vendit. ”Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”,-tha Begaj.

Fjala e plotë

Kam kënaqësinë e veçantë të jem sot mes jush në këtë përvjetor jubilar, përvjetor që shënon një shekull nga krijimi i Prefekturës së Tiranës, një shtyllë e rëndësishme që ka shoqëruar dhe dëshmuar rritjen e shtetit shqiptar në epoka të ndryshme të historisë sonë moderne. Njëqind vjet histori për një institucion do të thotë një shekull përgjegjësi, përkushtim, sfida të mëdha dhe transformime të thella. Është një rrugëtim gjatë të cilit Shqipëria ka kaluar nga hedhja e themeleve të administratës shtetërore, përmes stuhive të kohërave të trazuara, e deri te konsolidimi i vlerave demokratike dhe rruga e pakthyeshme drejt integrimit europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Krijimi i Prefekturës së Tiranës në vitin 1926 përkoi me një vullnet të madh kombëtar për modernizimin e vendit dhe forcimin e autoritetit të ligjit. Që prej asaj kohe, ky institucion ka shërbyer si një urë lidhëse e pacënueshme midis qeverisjes qendrore dhe komuniteteve vendore, duke garantuar stabilitet, rend dhe zhvillim. Nëse Tirana e vitit 1926 ishte një kryeqytet i ri, me ambicie të mëdha, por me mundësi modeste, Tirana e sotme është krejt tjetër gjë. Ajo është zemra politike, ekonomike dhe kulturore e kombit, një metropol dinamik që reflekton energjinë, transformimin dhe aspiratat e Shqipërisë së shekullit të 21-të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, Prefektura ka qenë aty: pranë qytetarëve në ditë zhvillimi e prosperiteti, por edhe në momentet më të vështira të krizave apo fatkeqësive natyrore, duke mishëruar në çdo hap seriozitetin dhe vazhdimësinë e shtetit. Përvjetorë të tillë janë para së gjithash, një ftesë për të nderuar kujtesën dhe kontributin. Ndaj, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që shërbyen këtu ndër vite: prefektët, nëpunësit dhe punonjësit e thjeshtë të administratës.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 5 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 13 minutash
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Para 46 minutash

Me profesionalizmin dhe integritetin e tyre, ata ndërtuan traditën shtet-formuese që ne e gëzojmë edhe sot. Ky jubile nuk na fton vetëm të kthejmë kokën pas. Ai na kërkon të shohim me përgjegjësi drejt së ardhmes. Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.

Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në  pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë.

Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit.

Të nderuar pjesëmarrës, Ky jubile na fton të mendojmë për rëndësinë që administrata publike ka për qytetarët. Të kërkojmë më shumë nga vetja! Té kërkojmë më shumë dhe nga njerëzit e shërbimit publik. Të rrisim cilësinë, sepse duke rritur cilësinë të forcojmë besimin! Gëzuar 100-vjetorin e Prefekturës së Tiranës! Faleminderit dhe punë të mbarë!

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 1 minute

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 5 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 6 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.