Presidenti Bajram Begaj vizitë në Pukë, mbështetje për zonat malore të vendit

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi këtë të hënë një vizitë në Pukë, ku u takua me kryebashkiakun Rrok Dodaj dhe drejtues vendorë, për t’u njohur me problematikat dhe mundësitë e zhvillimit të zonës. Kreu i Shtetit vlerësoi investimet në turizëm, bujqësi dhe ruajtjen e traditave kulturore, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjeve lokale dhe krijimit të mundësive për të rinjtë në vendlindje.

Gjatë bashkëbisedimit me autoritetet vendase, Begaj u ndal te potenciali i banorëve të zonës dhe tradita e hershme tregtare e Pukës. Ai tha se shumë sipërmarrës pukjanë kanë arritur të depërtojnë edhe në tregjet ndërkombëtare, duke çuar produkte me emrin e Pukës në vende të ndryshme të Europës.

”Përveç vlerës dhe cilësisë së prodhimeve, ata përcjellin edhe imazhin e Shqipërisë në botë përmes punës së ndershme”,-tha Begaj në takimin me sipërmarrësit. Gjatë vizitës, Presidenti Begaj inspektoi disa punishte dhe fabrika përpunimi, si dhe vizitoi Muzeun Etnografik të Pukës. Në përmbyllje, ai shtroi një drekë për qytetarët në nevojë, në prag të festave, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?