Presidenti Begaj: Hapja e kapitullit të fundit, moment kyç në integrimin evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment historik në procesin e integrimit evropian.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Begaj theksoi se ky hap është një dëshmi e progresit të qëndrueshëm të vendit dhe i hap rrugën fazës së re të reformave të thelluara në fusha të rëndësishme si bujqësia, siguria ushqimore, zhvillimi rajonal dhe menaxhimi i burimeve.

“Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve,” u shpreh Presidenti Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapja e këtij kapitulli konsiderohet një sinjal i qartë politik për mbështetjen e vazhduar të BE-së dhe angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?