Presidenti Begaj: “Mburoja e Arbrit 2026”, dëshmi e profesionalizmit të Forcave të Armatosura

Në Bizë është përmbyllur stërvitja ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”, aktivitet që shënoi edhe certifikimin e Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë si “I aftë për mision”, në përputhje me standardet e NATO-s. Presidenti Bajram Begaj, e cilësoi këtë arritje si një dëshmi të profesionalizmit, disiplinës dhe përkushtimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Sipas kreut të shtetit, certifikimi i njësisë shqiptare dëshmon gjithashtu rolin e Shqipërisë si kontribuuese aktive në sigurinë e përbashkët dhe në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Aleancës.

“Mburoja e Arbrit 2026” u zhvillua me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për të gjithë ushtarakët shqiptarë, si dhe për aleatët e partnerët, duke veçuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t për mbështetjen e vazhdueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, në Bizë, në përmbyllje të stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026”, e cila shënoi edhe certifikimin e Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë si “I aftë për mision”, sipas standardeve të NATO-s. Kjo është një dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përkushtimit të Forcave tona të Armatosura, por edhe e rolit të Shqipërisë si kontribuuese aktive për sigurinë e përbashkët. Mirënjohje për të gjithë ushtarakët tanë dhe për aleatët e partnerët, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Krenarë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 354 (8.7%)
Jo 3726 (91.3%)

Vota totale: 4080