Presidenti Begaj me trupin diplomatik në vend: Shqipëria promotore e dialogut konstruktiv rajonal
Presidenti Bajram Begaj në pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli mesazhe për avancimin e integrimit në BE, bashkëpunimin në rajon dhe me partnerët ndërkombëtarë, si dhe forcimin e strukturës euroatlantike, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin në përmbushjen e objektivave kombëtare përmes strategjive të qarta, drejtësisë, dialogut politik dhe gjithëpërfshirjes.
Në fjalën e tij, presidenti Begaj përmendi se rajoni ka një potencial të madh, por gjithashtu mbart ndjeshmëri historike, e cila kërkon vizion, përgjegjësi dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes vendeve. Kreu i shtetit vuri në dukje se Shqipëria vijon që të avancojë marrëdhëniet me Kosovën, komunitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi, duke mbështetur dialogun dhe partneritetin e ndërsjellë.
”Ballkani Perëndimor mbetet një hapësirë me potencial të madh, por edhe me ndjeshmëri historike që kërkon vizion, kërkon përgjegjësi, kërkon dhe bashkëpunim të qendrueshëm. Në nivelin e marrëdhënieve rajonale, Shqipëria vazhdon të mbetet promotore e stabilitetit dhe dialogut konstruktiv në rajon. Duke avancuar në lidhje me Kosovën, në komunitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë dhe Mal të Zi. Në kontaktet e saj me vendet e rajonit, Shqipëria ka treguar mirëkuptim dhe qasje të bazuar në partneritet, ndërsa promovon arsyet dhe interesat e saj”,-tha Presidenti.
KOHA JONË SONDAZH

