Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh Egjiptian në Kajro

Me ftesë të presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të hapjes së Muzeut të Madh Egjiptian, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.

Në një postim në platformën X, Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë historike dhe kulturore të projektit, duke theksuar se “ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes.”

I ndodhur pranë Kajros, në pllajën e Gizës, pranë tri piramidave dhe Sfinksit, muzeu shtrihet në një sipërfaqe prej 24 mijë metrash katrorë ekspozitë dhe do të ekspozojë mbi 50 mijë artefakte që pasqyrojnë jetën dhe trashëgiminë e Egjiptit të lashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?