Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Begaj në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore: Shqipëria po ecën para në procesin e Integrimit

Lajme E mërkurë, 10 Qershor 2026 18:39
Presidenti Begaj në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore: Shqipëria po ecën para në procesin e Integrimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje. ”Forcimi i unitetit rajonal për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt, reflektim mbi 30 vite partneritet dhe progres”,-ishte tema e këtij samiti që shënon, gjithashtu 30-vjetorin e krijimit të SEECP-së. Në prani të Presidentëve, Kryeministrave dhe përfaqësuesve të qeverive të shteteve anëtare të këtij procesi, Begaj theksoi rëndësinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, forcimit të sigurisë rajonale, bashkëpunimit politik dhe ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore dhe qëndrueshmërisë energjetike në rajonin e Evropës Juglindore.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Begaj e cilësoi procesin e SEECP-së si nxitës të progresit të vërtetë në të gjithë rajonin tonë dhe një platformë që vazhdon të formësojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Krah Presidentes së Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, dhe Ministres së Jashtme të Rumanisë, Oana-Silvia Țoiu, si pjesë e trojkës së Presidencës së SEECP-së, Begaj deklaroi në konferencën e shtypit se thellimi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore është domosdoshmëri, eshtë mënyra më efektive për të përmirësuar ndërlidhjen dhe për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët tanë.

Mund t'ju interesojë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Para 23 minutash
Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 1 ore
Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 12 orësh

“Ne po punojmë fort për ndërlidhshmërinë, në mënyrë të veçantë në infrastrukturën strategjike, Korridorin VIII, Porto Romanon, si edhe korridorin Adriatiko-Jonian”, – theksoi Presidenti Begaj. Ai deklaroi se bashkëpunimi rajonal duhet të përkthehet në rezultate të prekshme në infrastrukturë, tregti, lëvizshmëri dhe mundësi për qytetarët, pavarësisht diversitetit të anëtarëve të SEECP-së. “Ajo që çon përpara një vend, kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithëve”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa renditi sfidat më të cilat përballet rajoni ynë, Presidenti Begaj konfirmoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj bashkëpunimit rajonal si një domosdoshmëri për stabilitetin, për zhvillimin dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane. “Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj rruge. Ne po avancojmë agjendën tonë të reformave dhe po ecim përpara në procesin e anëtarësimit në BE, me objektivin për ta përmbyllur këtë proces brenda kësaj dekade”, – u shpreh Presidenti Begaj në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, kur vendi ynë ka hyrë në fazën vendimtare me synim mbylljen e kapitujve të negociatave brenda vitit tjetër.

“Integrimi evropian mbetet objektivi qendror”,-u shpreh Presidenti, ndërsa konfirmoi se në SEECP ka një mirëkuptim të përbashkët se ky proces duhet të mbetet i besueshëm, i parashikueshëm dhe i bazuar në rezultate. Kreu i Shtetit nënvizoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është thelbësore për stabilitetin e të gjithë rajonit. Në përfundim të samitit, liderët miratuan Deklaratën e Sofjes, ndërsa Presidenca e SEECP-së i kaloi zyrtarisht Bukureshtit.

Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e tij për Presidencën e ardhshme rumune të SEECP-së, me bindjen se nën drejtimin e sajky proces do të vazhdojë të sjellë rezultate domethënëse. Begaj gjatë qëndrimit në Sofje u prit nga Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin pati një takim shumë miqësor mbi forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin dypalësh. Në këtë takim u vlerësuan reformat e ndërmarra nga Shqipëria si edhe u konfirmua mbështetja e Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 4 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 14 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 17 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 20 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.