Presidenti Begaj: Nga sot trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s, më e pasur me lahutën
Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente. Presidenti Bajram Begaj theksoi se nga sot, trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s është edhe më e pasur. ”Nga sot, trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s është edhe më e pasur. Arti i të luajturit, të kënduarit dhe punimit të lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është bërë pjesë e saj”,-shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

