Presidenti Begaj për sulmet e 11 shtatorit: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Sot, në këtë 25-vjetor të sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve, ne nderojmë kujtimin e 2977 viktimave të pafajshme që humbën jetët e tyre, si dhe shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë me familjet e të dashurit e tyre.
Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme.
Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë.
Në këtë ditë të përkujtimit, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më të paqtë për brezat që vijnë“, shkruan Begaj në mesazhin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?