Presidenti Begaj pret deputetin Kamberi, në fokus problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë të martë një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kreu i shtetit bëri të ditur se në fokus të takimit ishin “problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
“Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, u shpreh Begaj.
Deputeti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi iu drejtua dje me një fjalë konferencës së ambasadorëve shqiptarë “Diplo 2025”. Ai kërkoi që Shqipëria dhe trupa e saj diplomatike të ndikojë në sensibilizimin sa më të madh të pozitës së vështirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
KOHA JONË SONDAZH

