Presidenti Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Ruajtja e identitetit kombëtar, mision i çdo shqiptari
Presidenti Bajram Begaj priti sot Këshillin Koordinues të Diasporës në përfundim të Samitit të Katërt të tij.
Begaj vlerësoi kontributin e tyre dhe çdo shqiptari që, siç theksoi ai, përveç sfidave që hasin në një vend dhe kulturë tjetër, i janë përkushtuar promovimit të çështjes shqiptare.
“Atdhedashuria, ruajtja e identitetit dhe gjuha shqipe janë mision i çdo shqiptari. Mirënjohje për çdo shqiptar që ka misionin e Shqipërisë në zemër! Jemi bashkë në promovimin e vlerave tona kombëtare. Diaspora është fuqia dhe forca e kombit”, theksoi Begaj.
Në takim, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës falënderuan Presidentin Begaj për angazhimin e tij institucional dhe qasjen e tij personale në forcimin e lidhjeve të Diasporës me vendin amë dhe me njëri-tjetrin.

KOHA JONË SONDAZH

