Presidenti Begaj takon ministrin Dukaj: Shqiptarët në Malin e Zi, urë e fortë miqësie mes dy vendeve
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin diskutoi arritjet dhe rolin e faktorit shqiptar në Malin e Zi.
Begaj vlerësoi shqiptarët në Malin e Zi si një faktor konstruktiv dhe europianist, si dhe kontributin e tyre në nivel lokal dhe qendror në proceset integruese të vendit.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me përfaqësues shqiptarë në Malin e Zi”, u shpreh Presidenti.
Begaj theksoi se shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë një urë të fortë miqësie dhe lidhjeje mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.


