Presidenti Begaj vizitë në komunat arbëreshe të Molises: “Shqipëria–Italia–Arbëria”
Presidenti i Republikës, Bajram Bega ka zhvilluar një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore. Vizita u fokusua në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore mes Shqipërisë dhe Italisë, me komunitetet arbëreshe si urë të gjallë të kësaj miqësie.
Gjatë takimeve me autoritetet e rajonit Presidenti Begaj vlerësoi frymën e bashkëpunimit që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve:
“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises. Çdo takim me autoritetet italiane mbart frymën e miqësisë që ka shoqëruar marrëdhëniet tona ndër vite – në politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shëndetësi e më gjerë”- tha Begaj.
Ai theksoi se komunitetet arbëreshe dhe diaspora e re shqiptare kanë dhënë një kontribut të posaçëm në ruajtjen dhe forcimin e këtyre lidhjeve.
Presidenti Begaj prezantoi vizionin e tij për projektin “Shqipëria–Italia–Arbëria”, si një nismë që synon të përforcojë partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe të nxisë bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.
KOHA JONË SONDAZH

