Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Çeki, takim me homologun e tij! Në fokus të bisedimeve anëtarësimi në BE

Lajme E mërkurë, 19 Nëntor 2025 15:03
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Çeki, takim me homologun e tij! Në fokus të bisedimeve anëtarësimi në BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të Presidentit Petr Pavel. Kreu i Shtetit u prit në një ceremoni solemne në Pragë. Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë më homologun Pavel dhe pas takimit me praninë e delegacioneve përkatëse u mbajt konferenca e përbashkët për mediat. Integrimi i Shqipërisë në BE, mbështetja e Republikës Çeke në këtë proces, thellimi i bashkëpunimit ekonomik e kulturor, çështje të sigurisë evropiane dhe Euroatlantike ishin në fokus të këtyre takimeve. Presidentët Begaj dhe Pavel konfirmuan angazhimin për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe për paqen e stabilitetin në Evropë.

Duke iu referuar lidhjes së miqësisë dhe solidaritetit mes dy popujve dhe marrëdhënieve diplomatike 103-vjeçare, Presidenti Begaj theksoi se bashkëpunimi po shënon një kapitull të ri, të bazuar në partneritet, vlera të përbashkëta demokratike dhe aspirata evropiane. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ishte fokusi i bisedës mes dy Presidentëve. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Republikës Çeke gjatë dy Presidencave të saj në Bashkimin Evropian në vitin 2009 dhe në vitin 2022. Begaj theksoi momentin kyç të aplikimit të Shqipërisë për në BE gjatë Presidencës së parë, si dhe arritjet shenjuese për integrimin gjatë Presidencës së dytë të Republikës Çeke në Bashkimin Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Këtu në Pragë, në vitin 2009, Shqipëria dorëzoi aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Çekia ka qenë dhe mbetet një zë i fortë në Bashkimin Evropian për zgjerimin e bazuar në meritë dhe gjtihëpërfshirës. Çekia është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën evropiane. Kjo tregohet edhe nga emërimi i të Dërguarit të Posaçëm i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor. Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm i vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe ndaj integrimit të të gjithë rajonit”,-deklaroi Presidenti Begaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kreu i Shtetit falënderoi homologun e tij edhe për interesin e shtuar në nxitjen e integrimit të rajonit tonë në BE. “Vlerësojmë Presidencën Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian për organizimin në Tiranë të Samitit të Parë të Udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me fokus nxitjen e procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe hapjen për herë të parë të Konferencës Ndërqeveritare”,-theksoi kreu i shtetit.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 23 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 25 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 1 ore

Begaj falënderoi Presidentin çek për mbështetjen që Çekia ka bërë Kosovës, duke vlerësuar edhe faktin që për herë të parë një Ambasador i Republikës së Kosovës paraqiti Letrat Kredenciale te Presidenti Pavel. ”Çmojmë, gjithashtu, që gjatë Presidencës çeke u realizua liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Shqipëria i është mirënjohëse Çekisë për hapat pozitivë në drejtim të marrëdhënieve me shtetin më të ri të Evropës, të Kosovës, ku dëshiroj të falënderoj Presidentin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Pragë”,-theksoi Presidenti.

Një pjesë e rëndësishme e takimit mes Presidentëve Begaj-Pavel iu kushtua bashkëpunimit ekonomik, rritjes së volumit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të drejtpërdrejta çeke në Shqipëri dhe rezultateve të bashkëpunimit në turizëm. ”Çdo vit Shqipëria mirëpret mijëra turistë nga vendi juaj dhe e konsiderojnë Shqipërinë një destinacion të përvitshëm, të dashur dhe mikpritës, kjo falë edhe fluturimeve direkte që ka ndërmjet Tiranës dhe Pragës”,-deklaroi Presidenti Begaj duke theksuar se Shqipëria është e gatshme të zgjerojë këtë bashkëpunim përtej turizmit, drejt teknologjisë, inovacionit, energjisë së pastër, arsimit dhe kulturës. Gjatë kësaj vizite, Begaj u prit në takime të veçanta nga zv/presidenti i Senatit, Jiří Drahoš, Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Tomio Okamurra, dhe Kryeministri në detyrë i Republikës Çeke, Petr Fiala.

Etiketat e lidhura

Bajram BegajPetr PavelPresidenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 4 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 4 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 8 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 16 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.